Një 25-vjeçare shqiptare është surprizuar kur kthimi nga pushimet në Shqipëri për në Itali nëpërmjet portit të Ankonës ka përfunduar me pranga në duart e saj.

Policia italiane e arrestoi të renë, ndërsa gjykata më pas e la në “arrest shtëpie”. Kjo pasi, 25-vjeçarja nga Umbertide, në provincën e Perugias, ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë.

Advertisements

Çifti i shqiptarëve, megjithatë, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar përsëri në vendlindje.

Më pas kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Ndërkohë, sa i përket partneres së tij, 25-vjeçarja është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës.

Advertisements

Pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet në port ata e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj saj ka nisur edhe procedura me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.