Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2975 testime, nga të cilat kanë rezultuar 808 persona të infektuar me Co vid.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se fatkeqësisht tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë 763 të tjerë kanë arritur të shërohen.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2075 testime, 808 qytetarë të infektuar, tre humbje jete dhe 763 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Co vid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Advertisements

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Cov id19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 808 qytetarë, në këto bashki:

267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik, nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.

Janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetar nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç, një qyterar nga Fieri 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.