Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur masa “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie s e k suale me dhu në me të rritura”.

Shtetasi Musaku ndalua nga policia e qytetit të Durrësit pasi u akuzua se prej 9 ditësh mbante peng nën k ërcënimin e a rmëve të ftohta, shtetasen Ersida Dyrmishin.

Advertisements

30-vjeçarja, nënë e dy fëmijlve të mitur u deklaruar e humbur nga bashkëshorti i saj më datë 25 korrik. Dyrmishi u mbajt peng për 9 ditë në një banesë në periferi të Durrësit, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar dhe ndihmën e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e saj.

Musaku akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të renë, duke e kërcënuar dhe për jetën e familjarëve të saj.

Sakaq dhe në gjykatë ai ka refuzuar që e reja të jetë rrëmbyer, madje ai është shprehur se “Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me dëshirën e saj.

Advertisements

Ne kemi një hsitori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë”. Sakaq Dyrmishi deklaron se e njihte Musakun, por nuk preferon t’i vendosë një emër tjetër njohjes së tyre.