Emiljano Zeqillari është personi, i cili nxorri nga deti Jonadën të pajetë, pasi ajo u përplas nga efektivi Arjan Tase, që drejtonte një skaf në bregun e detit.

Advertisements

Emiljano Zeqillari, ka treguar së fundmi se ai ka qenë në shezlong, kur ka parë momentin që Arjan Tase ka përplasur 7-vjeçaren.

Zeqillari ka thënë në polici se në një moment Bledari dhe të tjerët për rreth kanë bërtitur me forcë: “Ndalo se e vrave …”, ndërsa skafi ka goditur Jonadën e vogël, dhe i ka prerë trupin me helikë.

Advertisements

Ndërkohë sipas tij pas ngjarjes mjeti lundrues nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmën e parë, kjo ka bërë qe vetë Emiljano të futet në ujë për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares.