Ish-shefi i policisë, Arjan Tase i ka kërkuar ndjesë familjarëve të Jonada Avdijt, 7-vjeçares që i mori jetën me skaf.

Korrespondenti i Panorama, raporton se gjatë seancës gjyqësore Tase është shfaqur i tronditur dhe është shprehur se “nuk donte kurrsesi të kishte ndodhur, ajo që ndodhi”.

Advertisements

“Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese”, ka deklaruar ai para togave të zeza, teksa u kërkoi ndjesë edhe të gjithë kolegëve të Policisë së Shtetit të prekur nga kjo situatë.

“Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”, tha Arjan Tase.

Ai ka sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes, që i morën jetën vogëlushes në breg të detit. Ish punonjësi i policisë se Shtetit theksoi se nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt “do të kisha vrarë familjen time.”

Advertisements

“Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tregoi ai.

Arjan Tase nuk do të ankimojë masës e arrestit të vendosur nga Gjykata e Vlorës. Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale ku do te shikohet lëvizja e mjetit lundrues në momentet fatale për vogëlushen.