Detaje të reja kanë dalë nga aksident fatal që u mori jetën një çifti shqiptarësh në rrugët e Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë një gabim fatal nga drejtuesi dhe pasagjeri i makinës që herët në mëngjes u godit me një tjetër mjet në Ionia Odos,

Sipas informacioneve në mediat greke, pak pas orës 6:30 të mëngjesit, makina në të cilën udhëtonte 58-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 50-vjeçare, teksa lëviznin në Ionia Odos në drejtim të Janinës, ka ngadalësuar për shkak të problemi mekanik.

Advertisements

Shoferi 58-vjeçar ka parkuar makinën në korsinë e Urgjencës dhe ka fikur motorin në kilometrin e 171, pak para traut të tarifës së Terovës. Më pas ai hapi derën dhe doli në këmbë për të hapur kapakun e makinës dhe për të parë se çfarë po ndodhte me makinën e tij.

Gruaja e tij 50-vjeçare, e cila ishte ulur në sediljen e pasme të majtë, zbriti me të për ta ndihmuar. Dy fëmijët e tyre, përkatësisht 26 dhe 10 vjeç, mbetën në pozicionet e tyre.

Ndonëse makina blu ishte e parkuar në një zonë të sigurt, çifti ka gabuar duke qëndruar pas dyerve, të cilat dilnin nga korsia e emergjencës.

Advertisements

Kështu, shoferi i makinës tjetër është goditur me dyert që shtriheshin përtej vijës së korsisë së emergjencës, duke tërhequr zvarrë çiftin fatkeq. 58-vjeçari humbi jetën në vend, gruaja e tij rrugës për spital.