Çmimet e naftës ranë me 3% të mërkurën, duke shtuar humbjet pasi të dhënat nga SHBA treguan se rezervat e naftës së papërpunuar dhe të benzinës patën një rritje të papritur javën e kaluar kur OPEC+ tha se do të rriste objektivin e prodhimit të naftës me vetëm 100,000 fuçi në ditë.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar Brent ranë me 2.90 dollarë, ose 2.9%, duke shkuar në 97.61 dollarë për fuçi. Kontratat e naftës së papërpunuar të West Texas Intermediate (WTI) ranë me 2,93 dollarë, ose 3,1%, duke shkuar në 91,49 dollarë.

Advertisements

Por pavarësisht kësaj rënie historike në bursë të çmimit të karburanteve, duket se Bordi i Transparencës ka marrë pushimet pasi nuk është mbledhur për të reflektuar edhe për shqiptarët, çmimin e ulët.

Ndërkohe, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë.

Mbështetur në vlerësimet krahasuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/liter.

Advertisements

/abcnews.al/