I riu Anri Kashiku, humbi jetën ditën e djeshme në det pasi shpëtoi nga mbytja vëllanë e tij 15-vjeçar dhe shokun bashkëmoshatar. Vëllai i Anrit në dëshminë e tij në polici ka treguar se dje deti ishte i trazuar dhe teksa po notonte me shokun e tij dallgët filluan të bëheshin më të mëdha dhe nuk po dilnin dot nē breg.

Kur ata kanë kërkuar për ndihmë, Anri dhe shoku i tij roje kanë marrë një barkë dhe kanë shkuar t’i shpëtojnë. Por vëllai i Anrit thotë se për shkak të dallgëve varka e tyre ka qenë duke u përmbytur dhe Anri nuk ka arritur të hipë në barkë. Pasi kanë shkuar në spital, të miturit që u shpëtuan kanë marrë vesh se Anri, heroi që i shpëtoi ishte mbytur vetë.

Advertisements

Shkuam ne det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vellain tim me te madh. Atje kemi edhe shoke te tjere qe punojne tek plazhi, kamariere dhe te cadrat. Une dhe shoku im u futem per tu lare ne det. Notin e dim shume mire se shkojme shpesh ne plazh dhe kryesisht aty ne ate zone.

Ecem pak thelle sepse aty ne breg ishte deti trubullt. Deti kishte shume dallge. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallget nuk po na lejonin te dilnim, na terhiqnin ne thellesi. Aty po therrisnim, ndihme-ndihme po spo na degjonte njeri pasi kishte shume ere te forte. Na pa shoku vellait qe punon te cadrat. Ne ishim ne gjendje te renduar pasi dallget po na rrembenin dhe po pinim shume uje pasi na zhysnin. Erdhi igli (roja qe ka fol sot) me vellain me shpejtesi dhe mbas ture edhe nje pedalone.

Na ngjiten larte ne barke dhe pastaj na nxorren ne breg. Ne momentet qe hipem ne barke, po permbytej edhe barka dhe me veshtiresi kemi dale ne breg nga cka mbaj mend. Nderkohe vellai nuk arriti te ngjitej ne barke. Me pas na derguan ne spital. Vone e morem vesh se ishte mbytur vellai. Te gjithe dinim shume mire not se jemi banore te zones dhe e kemi afer detin. Nuk e di si ka mundesi qe vellai ska mundur te dale ne breg.

Advertisements