Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit një i burgosur i identifikuar si Roland Hasani, 44 vjeç.
Ky i fundit i dënuar me 14 vjet për vrasje i ka dhënë fund jetës brenda qelisë së burgut të Durrësit duke u vetëvraur.
Advertisements
Mësohet se i ndjeri ka marrë këtë vendim në kushte të rënduara depresioni.
Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Advertisements
Bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes, në dhomë me Hasanin ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë.
Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete, por më pas ka vdekur në duar e mjekëve.
Roland Hasani ishte një nga 7 të përfshirët nga Interpoli për vrasjen e dy komisionarëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi.
Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë u ekzekutuan 2 komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti.