Një aksident tragjik me një viktimë dhe dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e 14 korrikut, rreth orës 23:30 në Kardamenë, në kryqëzimin te “Norida”.

Sipas mediave greke, në rrethana të paqarta makina e drejtuar nga një punonjës hoteli 23-vjeçar, me origjinë shqiptare është përplasur me një taksi.

Advertisements

Shoferi shqiptar pas përplasjes me taksinë ka humbur kontrollin dhe ka lënë të plagosur një këmbësor, ndërsa më pas makina e tij është përmbysur dhe shoferi ka vdekur.

Drejtuesi i taksisë dhe këmbësori janë dërguar në spital, ndërsa shqiptari Roland Gjabi ka ndërruar jetë dhe është përcjell për në banesën e fundit.

Advertisements