Konspiracionisti Alfred Cako ka dalë me një thirrje për gjithë prindërit. Ai bën thirrje që të kenë kujdes fëmijët pasi mund t’ua rrëmbejnë një sekt satanik. Cako shpjegon me detaje qëllimet e tyre.

Çfarë është adreonokromi?

Advertisements

“Adreonokromi! Në botë humbasin rreth 8 milionë fëmijë në vit të moshës 5-12-vjeçare, të cilët tremben dhe kërcënohen nëpër ambiente të ndryshme të mbyllura nëntokësore dhe nga frika atyre iu bëhen sytë e zeza dhe prandaj quhen, sytë e arushës panda. Po të shikoni këngëtare satanike si Ledy Gaga dhe Madonna, shpeshherë i bëjnë sytë në atë formë. Këto janë mesazhe subliminale që i jepen publikut dhe mesazhe që i jepen njëri-tjetrit për adhurimin e këtyre riteve.

Adronokrona kushton shumë, në dijeninë time 1 litër kushton rreth 1.5 miliardë dollarë dhe kjo krijon varësi. Është si puna e heroinës, jo kokainës, se kokaina mund ta lësh. Krijon varësi dhe të paktën një herë në 20 ditë këta duhet ta përdorin.

Nëse nuk e përdorin ajo jep shumë efekte. Psh një nga këto satanistet e shquara dhe përdorueset e adreonokromit është Marina Abramoviç, sataniste e klasit të parë. Janë stanistë dhe shumë aktorë të hollivudit ndaj këta janë me Joe Biden sepse ai është përfaqësues i satanistëve.

Advertisements

Ajo përdoret për rini të përjetshme. Ajo të mban në formë nga pamja e jashtme. E keni parë një këngëtare armene që është 70 e ca vjet dhe nënën e saj 90 e ca vite dhe të dyja për moshën që kanë duken shumë më të reja. Ka qenë edhe një këngëtare kanadeze, Celine Dion, Madonna ka përdorur shumë sepse ajo të jep energji dhe vitalitet, Hillari Clinton. Ajo shkonte në strehat vorfënore dhe nëse ka ardhur dhe në ndonjë strehë vorfënore në Kosovë, prokuroria duhet të hetojë, nëse ka pasur humbje fëmijësh.

Adreonokoma merret pasi torturohen fëmijët, kur iu bëhen sytë të zeza nga frika, shpohen ose në qafë ose në sy. Iu futet një shiringë dhe tërhiqet në qendrën pineale.

Ajo është përdorur që në lashtësi, e kanë përdorur këto popujt e Meksikës së Lashtë. Pastaj kur merret kjo përpunohet, kondensohet, përpunohet me disa mënyra. Nga adrenalina prodhohet adreonokromi i cili pastaj përdoret me pakicë nga këta. Nëse nuk e përdorin ata ndjejnë shqetësime dhe e tregojnë edhe nga pamja e jashtme se iu bëhen vraga nëpër sy, iu skuqet një sy apo pjesë e fytyrës, fillojnë plaken, rrudhen”, shprehet Cako.