Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, teksa një motorist po udhëtonte, një shofere hap derën e makinës.
Advertisements
Ai rrëzohet dhe përfundon poshtë një trajleri.
Në video shihet se shoferja e ka hapur derën pa parë pasqyrat duke hedhur një motorist nën gomat e kamionit.
Por, edhe pse ka përfunduar poshtë mjetit gjigant, i riu mrekullisht nuk ka pësuar asgjë me përjashtim të disa tronditjeve.
Advertisements
Kamioni ka ndaluar dhe ai ka dalë prej andej.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.