Erkand Qerimaj dhe më pas trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza, kanë shpërthyer ndaj gjyqtarëve ndaj një padrejtësie që iu bë peshëngritësit shqiptar.

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, teksa peshëngritësi Erkand Qerimaj është renditur i dyti në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg.

Advertisements

Por gjatë garës u regjistrua një incident teksa Qerimajt iu ndalua ngritja e peshës prej 149 kg. Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë.

Por çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të parregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt

.

Advertisements

Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.