I nxehti afrikan ka ‘pushtuar’ vendin, ku të hënën dhe të martën e kësaj jave meteorologët parashikojnë që termometri të regjistrojë dhe vlerat më të larta.

Hakil Osmani nga shërbimi “Meteoalb” tregon se këto temperatuara janë afro dhjetë gradë më të larta se normalja mujore.

Advertisements

Rënia graduale e tyre pritet të nisë duke filluar nga e mërkura.

Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut.

Advertisements

Të enjten dhe te premten pritet të kemi fuqizim të erës e cila sipas meteorologëve do të shkojë 55 km në orë dhe do të gjenerojë dallgëzim në det mbi 4 ballë.