Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit mëngjesin e djeshëm, ku 18-vjeçari Anri Kashiku sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të vëllanë e vogël dhe mikun e tij nga deti.
Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në familjen e “heroit” 18-vjeçar ku i shprehu ngushëllime për humbjen e djalit.
Advertisements
Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ku kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako.
Advertisements