Kriza ekonomike ka boshatisur plazhet thuajse në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Syri Tv ka kryer një vëzhgim në disa prej plazheve në Vlorë, Shengjin e Fier ku edhe pse është fundjavë, numri i pushuesve është tepër i vogël. Sipërmarrësit e këtyre zonave shprehen se po kalojnë gjendje shumë të vështirë për shkak të mungesës së pushuesve.

SYRI TV

Advertisements

Këto pamje, tregojnë se si qindra e mijëra shezlone në të gjithë vijën bregdetare të vendit, janë bosh!

Situata është më shumë se dramatike, e tillë sa rrëzon propagandën e Ministres Kumbaro, që pretendon se Shqipëria poi merr pushues Greqisë.

Këtë të shtunë data shënon 16 korrik, ose thënë ndryshe, duhet të ishte kulmi i sezonit turistik. Por, nga një vëzhgim i bërë nga syri televizion në plazhet e Shëngjinit, Semanit dhe Zvërnecit, tregohet panorama e trishtë e braktisjes së plazheve nga pushuesit.

Advertisements

Teksa qeveria e cilëson të suksesshëm sezonin, realiteti në bregdet është i trishtë: shezlone pa pushues dhe biznese që po falimentojnë, për shkak se kanë paguar paraprakisht hapësirën e shfrytëzimit të plazhit.

Këto subjekete biznesi në bregedetin e Semanit thonë se shkak i boshatisjes së plazheve është kriza ekonomike që ka prekur shqiptarët, ndërsa për bizneset, situata është më keq se në dy vitetet e para të pandemisë.

Për pushuesit e paktë, që kanë zgjedhur të bëjnë pushime në Seman, faji për dështimin e sezonit turistik është i qeverisë, që ka lënë në varfëri qytetarët.

Kriza e çmimeve, që ka rënduar xhepat e qytetarëve nga fillimi i vitit e deri më tani, duke shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, shihet si shkak për braktisjen e plazheve edhe nga pushuesit në Shëngjin apo Zvërnec.

E njëjta situatë është edhe në plazhet e tjera të vendit, Velipojë, Radhimë, Dhërmi, Himarë e Sarandë, apo dhe në Pogradec, ku duket se ky sezon turistik do të jetë nga më të dobëtit në vitet e fundit.