Euro vijon të këmbehet në nivele të ulëta përballë Lekut. Një euro mund të këmbehet me 116 Lekë, në kuotat më të zhvlerësura.
Edhe Paundi britanik që ka qenë gjithnjë monedha më e lartë në këmbim është zhvlerësuar.
Advertisements
Kështu, në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihet me 115.4 lekë dhe shitet me 116.4 lekë.
Euro blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 117.4 lekë.
Paundi britanik blihet me 136.4 lekë dhe shitet me 138 lekë.
Advertisements
Franga zvicerane blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.
Dollari kanadez blihet me 88 lekë dhe blihet me 89.7 lekë.
Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja./CNA.al