Një masakër e vërtetë ndodhi në një atentat në Fushë-Krujë.
Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi me armë drejt një mjeti në lëvizje që po shkonte drejt Mamurrasit, duke vrarë në vend shoferin e saj dhe një pasagjer.
Advertisements
Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, një tjetër pasagjeri i ulur në sedijen e prapme të makinës ka dalë nga mjeti i plagosur, me shpresën për të kërkuar ndihmë, por atentatorët e kanë parë dhe kanë kthyer makinën e tyre, duke e qëlluar për vdekje.
Ai quhet Diklen Vata. Mësohet se Vata është një person i skeduar nga policia, me precedent penal, pasi në 2017 policia i ka gjetur disa doza kokainë të fshehura në çorape.
Ai fillimisht i mbijetoi atentatit, ndërsa më pas makina që sulmoi është kthyer kur pa se ai ishte gjallë dhe doli nga makina dhe e qëlluan sërish për vdekje.
Advertisements
Ata janë larguar në drejtim të Durrësit, ndërsa makina e sulmuar ka shpërthyer në flakë, për shkak të breshërisë së plumbave dhe temperaturave të larta të motit, duke bërë në këtë mënyrë më të vështirë identifikimin e viktimave.
Në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët pritet t’i vinë në ndihmë Prokurorisë. Po ashtu janë gjetur rreth 50 gëzhoja. Në vendin e atentatit nuk ka patur kamera.
Forca të shumta policie dhe një grup hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.