Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Shkodrës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri drejt disa fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, personi i paidentifikuar rreth 30-vjeç, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në qendër të Shkodrës, pranë shkollës “28 Nëntori” kur ka qëlluar drejt një grupi fëmijësh të mitur.

Advertisements

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk ka mbetur i lënduar. Ndërsa plumbat kanë zënë vetratën e një lokali që ndodhej aty pranë.

Është e paqartë se cila ka qenë shënjestra e autorit të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar.

Advertisements

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, bën me dije policia në informacionin paraprak.