Një nga efektet anësore të rralla të seksit, janë të përzierat. Sipas Dr Leila Frodsham, konsulente obstetër dhe gjinekologe, megjithëse është jashtëzakonisht e rrallë, shumë njerëz mund të përjetojnë të përziera pasi kryejnë marrëdhënie intime.

Nëse e keni përjetuar këtë, atëherë mund të jetë për shkak të endometriozës ose ndoshta për shkak të stimulimit të qafës së mitrës,

Advertisements

e cila është shumë e ndjeshme. Natyrisht, shumë gra do ta lidhnin ndjenjën e tillë me shtatzëninë por ky nuk është rasti.

Një arsye është qafa e mitrës, e cila stimulohet në atë masë gjatë seksit, saqë krijohet një vazokonstriksion, i cili çon në rënie të presionit të gjakut.

Dr. Lauren Streicher shpjegoi se qafa e mitrës ndryshon gjatë menstruacioneve, duke ju bërë më të prirur për të ndjerë të përziera pas seksit.

Advertisements

Arsyeja tjetër është shumë e rrallë dhe mund të jetë një simptomë e një gjendjeje psikologjike të njohur si çrregullimi i neverisë seksuale, i cili mund të rrjedhë nga përvojat e mëparshme negative seksuale ose ‘mendimet e pakëndshme’ që mund t’i lidhni me seksin. /abcnews.al