Një masakër me dy shqiptarërë të vrarë dhe 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Pas një sherri me makinat paralel, një shqiptar ka vrarë bashkëatdhetarin e tij. Më pas ngjarja është përshkallëzuar me ndjekje nga policia ku kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe një udhëtar. Në fund edhe vetë shqiptari agresor u vbra nga policia.

Advertisements

Dinamika e krimit:

Ngjarja nisi në Kato Patisia në Athinë, në orën 21.30 në kryqëzimin e rrugëve “Georgiou Nazou” dhe “Krotidou” janë konfliktuar verbalisht drejtuesit e dy mjeteve, të cilat lëviznin paralel. Një nga drejtuesit ka dalë nga mjeti dhe ka hapur zjarr ndaj drejtuesit tjetër duke e plagosur rëndë.

Pasagjeri i mjetit në tentativë për të dalë nga mjeti dhe për të transportuar shokun në spital është goditur nga një mjet tjeter duke mbetur dhe ai i plagosur. Dy të plagosurit janë marrë nga ambulanca.

Advertisements

Autori i krimit ka braktisur mjetin dhe më armë në dorë ka ndaluar një mjet tjetër në rrugë dhe me kercenimin e armes ka nxjerre jashte shoferin dhe e ka marre makinën duke u larguar.

Me mjetin e vjedhur ai është drejtuar për në Agious Anargirous duke tentuar të grabisë me armë një karburant.

Aty braktisi mjetin e vjedhur dhe tentoi të largohet me këmbë. Ka pare makinen e policisë dhe ka kujtuar se ishte taxi. Por kur ka tentuar ta ndalojë ka parë që ishin policë ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Këta të fundit kanë kthyer zjarrin duke vrarë shqiptarin.

Dy efektivët e policisë mbetën të plagosur lehtë, nga të shtënat që morën, njëri në këmbë (kolegët e tij të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë vënë një tunik për të ndaluar gjakderdhjen) dhe tjetri lart në jelek antiplumb në nivelin e shpatullave. Të dy janë transportuar me autoambulanca të EKAV-së në spitalin ushtarak 401.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Protothema