Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku viktimë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Advertisements

Mësohet se 4 autorët e ngjarjes së rëndë prej ditësh kanë survejuar dhe ndjekur lëvizjet e Martinajt.

Ndërkohë Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Ndërkohë Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VË Passat”, që dyshohet se u shkrumbua pas hedhjes së lëndës djegëse nga autorët.

Advertisements