Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sarandë.

Bëhet me dije se nëna që u hodh nga kati i dytë në Sarandë kishte vetëm një ditë që kishte lindur. Burime për JOQ thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes