Merita Hajdari, e moshuara që mblidhte kanaçe për të jetuar ka folur pasi ka zbuluar se në emrin e saj janë hapur biznese që kanë lëvizur miliona dollarë në bashkëpunim me kompanitë e koncensionit të Inceneratorëve.

Gjatë një interviste për News24, Merita Hajdari ka deklaruar se para votimeve i ka humbur karta e identitetit dhe mori vesh nga televizioni që emri i saj ka dal si pronare në firmat fiktive të inceneratorëve.

Advertisements

Hajdari thekson se nuk e di çfarë janë inceneratorët dhe se për të jetuar mbledh kanaçe dhe pastron shtëpitë në të zezë.

Ajo thekson se me që kompanitë janë vendosur në emrin e saj nga persona që ajo nuk i njeh, t’ia japin ato para dhe ajo të rregullojë fëmijët.

Merita Hajdari tregoi për herë të parë se në SPAK shkoi vetë kur dëgjoi emrin në televizion.

Advertisements

Merita Hajdari: Jam invalide, jam pas shtëpi, e sëmurë me azëm, punoj jetoj duke punuar në shtëpi, pastroj lokale.

Jam debitore që paguaj bankën, u dogja se më plasi bombola, shteti nuk u interesua.

Jam fukara, invalide, punoj për të nxjerrë bukën e gojës, s’kam të ardhura. jam kreditore, s’kam me çfarë ta paguaj se skam lekë. Të më japin këto bizneset të rregulloj fëmijët e mi, të mos i lë pa shtëpi e katandi. Shteti të më ndihmojë se kush i ka bërë këto dokumente

Pashë emrin tim dhe ika u interesova se më thanë të afërmit, dua të drejtën kush mi ka bërë këto falsifikime, një fukareshë në spak që ka miliardra lekë.

Më thanë s’ke lidhje ti. Më vjen turp të dal në rrugë, më thonë që jam miliardere, ndërkohë fukareshë.

Kërkoj drejtësi, të dalë e drejta e pastër, të mos më marrin për gojë njerëzit që jam biznesmene. Nuk e di çfarë janë inceneratorët, jam pa shkollë, vetëm kur më kanë thënë të afërmit që ke dalë në televizor.

Kartën e kam, ma nxori bashkia kur shkova për të votuar se e kisha humbur.

Firma kam hedhur vetëm ku kam marrë kredi në bankë, s’kam vendosur asnjë firmë. Nuk njoh as Klodian Zoton, asnjë njeri.

Edhe në Bashki jam interesuar për shtëpi, se jam e pastrehë, më thanë të ka humbur emri fare. Ku e di unë o nonë ku është QKB, s’njoh njeri, vetëm veten time që jetoj në fukarallëk.”