Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi ditën e sotme se qeveria e tij po punon për hapjen e 15 mijë vendeve të lira pune për qytetarët grekë.

Sipas medieve greke, Mitsotakis do të shpallë 15 mijë vende të lira pune për qytetarët të cilët janë mbi 45 vjec

Advertisements

Programi i ri i punësimit për të papunët afatgjatë mbi 45 vjeç në sektorin privat do të fokusohet në zonat që konsiderohen si “xhepat” me papunësinë më të lartë në Greqi.

Programi i punësimit do të financohet me një buxhet prej 120 milionë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes, shkruajnë mediet helene.

Advertisements

Personat që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të kenë mundësinë të punojnë në një periudhë kohore 12 deri në 18 muaj, me pagë mujore 653 deri në 746 euro.