Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale, pas ka lexuar lajmin në disa portale se ai i është drejtuar shtetit për ndihmë se ndihet i rrezikuar me jetë.

Ngjela i përgënjeshtron këto lajme dhe shkruan se nuk ka forcë që ta kërcënojë atë më jetë.

Advertisements

“Komedi…

Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë.

Hahahahaha!

Advertisements

Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë:

Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush.

Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet..