Një shqiptar është arrestuar në zonën kufitare të Prefekturës Thesproti, në Igumenicë, ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Policia ka lokalizuar një kamion, drejtuesi i së cilit ka tentuar të largohet pasi ra në gjurmët e policisë.

Advertisements

Pas kërkimeve të shumta, shoferi shqiptar u arrestua pak kohë më vonë, ndërsa po kërkohet bashkëpunëtori i tij.

Brenda automjetit janë gjetur dhe arrestuar 36 emigrantë nga Bangladeshi, të cilëve iu mungonin dokumentet e nevojshme të udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin e tyre të ligjshëm në Greqi.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë, bangladeshasit kishin hipur në automjet nga zona e Peloponezit me destinacion kufirin greko-shqiptar, për t’u larguar më pas nga vendi, pasi kishin paguar më parë një shumë parash 200 euro për person.

Advertisements

Sipas mediave greke, kamioni u sekuestrua, ndërsa i arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Thesprotit.