Dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën nga fishekzjarret gjatë festës të 14 korrikut, me rastin e Ditës kombëtare të Francës.

Sipas portalit “France Bleu”, fishekzjarret ishin organizuar me rastin e Ditës së Francës në mbrëmjen e së enjtes në qytetin Cholet.

Advertisements

Me këtë rast, një 7-vjeçar dhe motra e tij 24-vjeçare humbën jetën pasi u goditën nga fishekzjarret. Në të njëjtin vend, shtatë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kryetari i Bashkisë Cholet, Gilles Bourdouleix tha se një fishek tymi kishte shpërthyer në mes të turmës që shikonte fishekzjarret.

Advertisements

Ai shtoi se pavarësisht paralajmërimeve për t’u larguar nga zona para fishekzjarreve, qytetarët nuk e kanë bërë këtë.

Sipas mediave, ka nisur një hetim lidhur me incidentin.