Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare themeluesi i grupit progresiv rock ‘The New Trolls’, Vittorio De Scalzi. Lajmi është bërë i ditur në faqen e “Facebook-ut” të këngëtarit.

“Vittorio De Scalzi na la, i është bashkuar yllit të tij. Faleminderit të gjithëve për dashurinë që i keni treguar në gjithë këto vite. Vazhdoni të këndoni me zë të lartë… ai do të të dëgjojë”.

Advertisements

Aldebaran është një nga albumet e tyre të vitit 1978. Të hënën në orën 18:00 në Sanremo lamtumira në formë laike.

Vittorio De Scalzi lindi në Genova në nëntor të vitit 1949 dhe që atëherë jeta dhe karriera e tij janë ndarë në dy shpirtra të ndryshëm artistikë. Rebeli dhe protestuesi i fundit i viteve gjashtëdhjetë që e çoi atë në themelimin e New Trolls, dhe nga ana tjetër, kantautori që është kultivuar gjithmonë brenda vetes.

Advertisements