Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Cërrik, pasi u përfshi në një konflikt me bashkëmoshatarin e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Shtëpanjë, kur sherri mes dy adoleshentëve përfundoi në përdorimin e thikave.

Advertisements

Policia ka ndaluar 15-vjeçarin me iniciale N.P, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.