Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të dielë në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Lorenc Dida 29-vjeç dyshohet se është sulmuar me thikë nga një person i identifikuar me inicialet P.K. i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Advertisements

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën pa mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

Ai ka marrë plagë në krah dhe këmbë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë

Advertisements

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.