Një 16-vjeçare është dërguar në spitalin e Peshkopisë pasditen e sotme e plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, nga informacionet paraprake, dyshohet se ajo është vetëplagosur me armë gjahu.

Advertisements

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjëkësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.