GREQI- Një fëmijë tre vjeç shqiptar është mbytur në një pishinë shtëpie në fshatin Pazinos të Akrotirit të Greqisë pasi është rrëzuar.

Sipas mediave vendase, fëmija ndodhej në vendngjarje me të atin me origjinë shqiptare, i cili po kryente disa punime. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë nga ku është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më pas.

Advertisements

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e EKAB-it, e cila ka gjetur vogëlushin në gjendje koma.

Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të EKAB dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë. Një hetim paraprak për shkaqet e tragjedisë po kryen nga departamenti i policisë së Soudës.

Advertisements