Një tragjedi është parandaluar ditën e sotme në Dibër, ku një grua ka tentuar të vrasë veten duke pirë lëndë helmuese.

Sipas policisë, gruaja ka qenë në gjendje të renduar psikologjike pasi bashkëshorti e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, dhe për këtë arsye ajo ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia ka arrestuar 43-vjeçarin, ndërsa gruaja është dërguar në spital.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Advertisements

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.