Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë Breshëri kallashnikovi, rreth 50 plumba.

Është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës.

Advertisements

Dyshohet se persona të maskuar kanë dalë para automjetit duke qëlluar me breshëri por nuk kanë qëlluar askënd tjetër përveç shënjestrës së tyre.

Kemi të bëjmë për hakmarrje ndaj grupeve kriminale.

Flakët janë shuar. Për kilometra të tëra është krijuar radhë në autostradë. Dy prej viktimave kanë pësuar djegie ekstreme.

Advertisements

Duke qenë se makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit, kjo ka bërë të pamundur identifikimin për momentin.

Ndërkohë që shpresa e vetme për zbulimin e identiteteve është viktima që ndodhet jashtë makinës, i cili ka tentuar të largohet kur mjeti është qëlluar me automatik, por vrasësit janë kthyer pas dhe e kanë qëlluar sërish.