Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka zbardhur të tjera fakte në lidhje me aferën më të madhe, atë të inceneratorëve.

Kryemadhi ka bërë publike faktet e reja që gjenden në dokumentet në të cilat ajo do i depozitojë në SPAK si prova të reja autentike për skandalin me kompanitë e përfshira në inceneratorin e Tiranës.

Advertisements

Kryemadhi zbuloi skemën se si kompanitë që janë caktuar për të kryer punimet për inceneratorin e kryeqytetit, kryejnë evazion fiskal.

Në një rast, Kryemadhi zbuloi se si dy pensionistë 94 dhe 95 vjeçarë kishin blerë kompaninë që kushtonin 30 milionë dollarë.

Advertisements

“Ka blerje korruptive, të ndara në fatura të vogla, nuk blihet ne llogari bankare që lëvizja financiare mos bëhet me llogari bankare por kesh, e shitja nga fruta ekzotike në beton është bërë me pagesë bankare por pagesat bankare nuk janë kryer.

Përveç se pagesat nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerje marrin e rimbursimin e TVSH.

Pse nuk reagon shteti?

Se kjo gjë bëhet në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet që janë të lidhura drejtpërdrejt.

Janë 9 kompani, Ymeraj, Murati, Frangaj, për të humbur gjurmët, kompanitë shiten në persona të tjerë, pra blej fruta shit zhavor, blej ujë e shit hekur.

Këta dy pensionistë kanë blerë biznese me 30 milionë dollarë. Gjithë ky evazion fiskal sot që bëjmë denoncimin kompania nuk gjendet. E njëjta gjë ndodh dhe me kompanitë e evazionit fiskal”, tha Kryemadhi.