Policia e Dibrës ka nisur sot një aksion të gjerë për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonë. Sipas informacioneve, mësohet se në këtë aksion janë angazhuar 78 efektivë të policisë, specialistë të kriminalistikës si dhe të grupit “Shqiponja”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga 11 grupe në zona pyjore, sera, magazina e banesa të braktisura, nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.

Advertisements

Drejtori Vendor i Policisë ka porositur të gjitha shërbimet që të ushtrojnë kontrolle të mëtejshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.