Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Një mjet me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal për 55 vjeçaren.

Advertisements

Krujë/Informacion paraprak:

Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto Ilustruese