Një aksident ka ndodhur këtë mesditë ne aksin Milot- Rrëshen në dalje të Rubikut.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.
Advertisements
Dy të rinj nga Tropoja kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij aksidenti automobilistik.
Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende.
Advertisements
Policia mësohet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit