Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, e cila është goditur nga një sulm i rrezikshëm në një bankë, ku gjatë përleshjes me armë mbetën të vrarë dy autorët dhe u plagosën gjashtë oficerë.

Ka qenë policia kanadeze ajo e cila ka qëlluar për vdekje dy autorët në një bankë në British Columbia dhe më pas ka evakuuar banorët aty pranë për shkak të rrezikshmërisë së një shpërthimi.

Advertisements

“Shtëpitë dhe bizneset në afërsi të vendit të ngjarjes janë evakuuar për shkak të pranisë së një mjeti të mundshëm shpërthyes në automjetin të dyshuarve”, deklaroi policia.

Pas ngjarjes e gjithë zonja u izolua, për të eliminuar pasojat e rënda që do të vinin për shkak të një shpërthimi të mundshëm.

Sipas Reuters policia ka parë dy burra të armatosur që kanë hyrë në bankë dhe më pas kanë nisur të shtënat.

Advertisements

“Nga ajo që di për atë skenë kaotike, tragjike, dinamike, të dhunshme, fakti që asnjë qytetar nuk u lëndua në asnjë mënyrë është vërtet i mahnitshëm”, tha Duthie.

Kryeministri Justin Trudeau tha në Twitter se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” nga situata e krijuar.