Pamjet që shihni në këtë video janë filmuar në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, ku një grua, për shkak të temperaturave shumë të larta po freskohet me ujin e shatërvanit.

Temperaturat përvëluese kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh dhe personat që janë të detyruar të ecin më këmbë në orët e paradites vuajnë nga nxehtësia dhe kërkojnë mënyra të ndryshme për të shmangur vapën e madhe.

Advertisements

Kjo zonjë e ka gjetur një sot: tek shatërvani në qendër të Tiranës duke u freskuar e tëra.