Prishtina është përfshirë pasditen e kësaj të enjteje nga një stuhi e fortë breshëri dhe shiu.

Pjesa e parë e ditës sipas raportimeve është karakterizuar nga një diell i nxehtë e më pas me kalimin e orëve moti ka nisur të ndryshojë.

Advertisements

Stuhia ishte paralajmëruar para pak orësh edhe nga faqja MeteoBallkan. Siç shihet dhe nga pamjet, reshjet e shiut dhe breshërit kanë qenë intensive.

Ndërkohë, ndryshe është situata në Shqipëri. Vendi ynë dhe kryeqyteti Tirana është “mbërthyer” prej ditësh nga i nxehti afrikan. Këtë javë, janë regjistruar temperatura tepër të larta, deri në 37-38 gradë celcius.