Një shpërthim me eksploziv raportohet se ka ndodhur në Sarandë.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure (29 qershor) rreth orës 22:30 në lagjen nr.4, ndërsa korrespondentja e Panorama, bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një hotel.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur shpërthimi.