Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme Sarandë.

Një motor është përplasur me një autobus.

Advertisements

Drejtuesja e motomejtit, M.Z., 29-vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues V. Z., 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.