Suida Kuka, Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër ishte shënjestra e atentatit të dështuar me lëndë eksploziv sot në Shkodër.
Policia tha se shumë pranë makinës së saj i gjet një pako e dyshimtë dhe nga shpërthimi i kontrolluar rezultoi se ishte një sasi lëndë me eksploziv.
Advertisements
Po kush është Suida Kuka?
Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.
Ndërsa më herët Suida Kuka per me shume se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.