Një banesë pranë qendrës se qytetit të Fierit është grabitur rreth një muaj më parë. Sot, Dosja.al janë siguruar edhe pamjet nga momenti kur dy grabitësit largohen nga skena. Autorët e grabitjes janë ende në kërkim nga policia, ndërsa në pamje duke fare qartë se për kë bëhet fjalë.

Grabitja ka ndodhur në orët e mëngjesit, e dyshohet që grabitësit, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë vëzhguar pronarët e banesës teksa shkojnë në punë, për t’u futur më pas në banesën e tyre.

Advertisements

Nga ky i fundit kanë arritur të marrin një sasi parash si dhe bizhuteri, ndërsa ngjarja është denoncuar edhe në policinë e Fierit rreth një muaj më parë. Deri më sot autorët nuk janë gjetur, ç’ka të bën të mendosh që nuk mund të jenë nga qyteti i Fierit.