Një shqiptar është gjetur i pajetë nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Prenga, 47 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u gjet i vdekur gjatë orëve të para të së mërkurës.

Advertisements

Gruaja lajmëroi menjëherë policinë, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një vdekje nga shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit.

Advertisements