Një 4-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht, pasi është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë së saj në Treviso teksa tentoi të tërhiqte tabletin që i ra nga dora.

Fati i ka buzëqeshur tej mase vogëlushes vetëm 4 vjeçe, pasi një kalimtar që [po ecte në rrugë në momentin e incidentit ka shmangur atë çka mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Advertisements

Sipas mediave italiane, vajza e vogël u përkul aq shumë për të provuar të merrte pajisjen elektronike që i kishte rrëshqitur nga duart, saqë ka rrëshqitur dhe është rrëzuar poshtë.

Vogëlushja po luante në tarracë vetëm me tabletin, ndërsa prindërit e saj ndodheshin brenda banesës.

Advertisements

Kalimtari i rastit, i cili ishte dëshmitar i skenës, arriti ta kapte atë në kohë dhe t’ia dorëzonte të padëmtuar prindërve.

Burri ishte dëshmitar i rënies së tabletit dhe duke ngritur sytë e kuptoi rrezikun që vajza e vogël po vraponte në tarracë. Kështu, kur ajo ra, ai ishte gati ta merrte në krahë, pa pasoja në rënie.