Pakoja e dyshimtë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA.

Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.

Advertisements

Policia u njoftua rreth orës 16:00 për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.

Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë.

Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye.

Advertisements

Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.

Abc mëson se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.