Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Berat-Fier” ku makina ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.

Viktima është një prej punonjësve që po kryente punimet e rrugës në vendin e quajtur Velmish.

Advertisements

Ndërkohë që në vendngjarje ka njerëz të shumtë, ambulanca ende nuk ka mbërritur.

Ndërsa autori raportohet të jetë larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).

Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.